Telegrafi

Shtëpia publike, sponsor i një klubi italian të futbollit

Duke klikuar në logo, shfletuesit kalojnë në faqen e Casa Bianca, e cila paralajmëron përdoruesit se, duhet të jenë më të vjetër se 18 vjeç. Klubi i divizionit të katërt, i ka zemëruar këshilltarët lokalë, veçanërisht këshilltaren femër, në detyrë të sportit, Iva Berasi.

Ajo ka thënë: “Më duket shumë e habitshme që një klub duhet të bëjë marrëveshje të tillë me një agjenci shoqërimi. Nëse unë jam e ofenduar, mund të imagjinoj se edhe femrat të tjera të qytetit, po ashtu ndjehen të zemëruara dhe të ofenduara sa edhe unë”.

“Shpresoj se Trentino do ta rishqyrtojë këtë marrëveshje, ndërsa dua t’i rikujtoj se ata po ashtu pranojnë mjete financiare nga Këshilli”.

Agjencia është me bazë austriake dhe e përshkruan veten si “shtëpi e kënaqësisë”, duke shtuar se Casa Bianca është një “vend i ndjeshëm për të marrë gjithçka që dëshironi”.

Në ofertë është një zgjedhje e gjerë e “përcjellëseve” dhe duke klikuar mbi emrin e tyre, paraqitet përshkrimi i secilës prej tyre, si edhe galeria e fotove.