Telegrafi

Shtëpia praktike që mund të konstruktohet nga çdokush brenda katër javësh (Video)

Të gjithë ata që duan ta kenë një shtëpi ekonomike, me mbajtëse të energjisë dhe miqësore me ambientin, tashmë mund ta konstruktojnë edhe vet, brenda katër javësh.

Mjafton vetëm një themel i betonuar, sipër së cilës bashkohen pjesët e prera dhe të bëra gati që të kapen mes vete, në mënyrë që ta krijojnë objektin, transmeton Telegrafi.

Kompania që i prodhon pjesët, premton se është shumë praktike në ndërtim dhe mund të kryhet pa ndonjë mund të madh.

Në anën tjetër, është komfor për të jetuar, si dhe shumë ekonomik, pasi izolimi adekuat bën që te kontrollohet temperatura pa shpenzime të mëdha.

Videoja e postuar më poshtë, tregon në detaje si realizohet konstruktimi, si dhe përparësitë për dallim prej një shtëpie më materiale të zakonshme. /Telegrafi/