Site icon Telegrafi

Shtëpia përfshihet nga zjarri si pasojë e problemeve me rrymë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Rugovë të Komunës së Gjakovës, viktima femër egjiptase ka raportuar se si pasojë e rrymës elektrike është përfshire nga zjarri shtëpia e saj.

Në raport të Policisë thuhet se zjarri është lokalizuar nga familjarët dhe dëmi i shkaktuar sipas viktimës është rreth 10.000 euro.

“Ne vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet e KEDS-it dhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. /kp/

Exit mobile version