Telegrafi

Shtëpia i përfshihet nga zjarri, fqinjët reagojnë në sekondat e fundit – e shpëtojnë uelsianen pak çaste para shpërthimit

Kamera e sigurisë e vendosur në një shtëpi private ka kapur momentin kur një grua shpëtohet në çastet e fundit nga fqinjët, pasi kishte mbetur në shtëpinë e përfshirë nga zjarri dhe çdo moment pritej të ndodhte shpërthimit.

Sabina Kkanom, 27-vjeçe, është shpëtuar nga fqinji Gary Burroughs, pak sekonda para se shtëpia e saj të përfshihet komplet nga zjarri dhe të ndodhë një shpërthim i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në Newport të Uellsit, ku po të mos ishte reagimi i fqinjëve kjo grua sigurisht se do ta pësonte me jetë.

E nga gjykata në Cardiff kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin dramatik, kur gruaja shpëtohet dhe pasi largohet nga oborri shtëpia përfshihet nga zjarri dhe ndodhë një shpërthim. /Telegrafi/