Shtëpia muze e këngëtarit të mirënjohur maqedonas Toshe Proeski në Krushevë, gjatë vitit 2015 ka pritur plotë 25000 vizitorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përgjegjësit e shtëpisë muze, për portalin ‘Faktor’, thonë se mbi 90% e tyre ishin turistë vendas, si edhe 200 nga vendet e jashtme, kryesisht nga Serbia, Kroacia dhe Sllovenia.
Në këtë shtëpi muze, vizitorët mund të shohin gjësendet e këngëtarit Proeski, si: veshje, sende, libra, fotografi, etj./Telegrafi/