Site icon Telegrafi

Shtëpia muze dedikuar Arbëreshëve do të hapë dyert në Krujë

Pas shekujsh mërgimi arbëreshët “kthehen” në shtëpi.

Në Krujën e Skënderbeut do të hapet “Shtëpia e Arbëreshëve”, një muze kushtuar arbëreshëve të Italisë, të cilët ndër shekuj ruajtën gjuhën dhe traditat arbërore.

“Shtëpia e Arbëreshëve”, do të jetë jo thjeshtë një muze, por një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës. /Telegrafi/

Exit mobile version