Site icon Telegrafi

Shtëpia me banjo e kuzhinë në pemë

Xiong Yuhu (63 vjeç) nga Xingpingu në provincën Hunan tha se është inspiruar për ndërtimin e shtëpisë në pemë nga stadiumi “Çerdhja e Zogut” i cili gjendet në Pekin.

“Stadiumi ‘Çerdhja e Zogut’ duket si një çerdhe e vërtetë zogu në tokë. Mua më lindi ideja ta ndërtojë çerdhen në pemë”, tha Yuhu. Fermeri ka ndërtuar shtëpinë në degët e pemës, ndërsa me tokë lidhet nëpërmjet shkallëve të drurit. Deri më tash ka shpenzuar 3500 euro.

Banjon e pajisi edhe me dush. Ujin e siguron nëpërmjet një rezervuari i cili gjendet në kulm të shtëpisë. Yuhu arrit të bëjë vend edhe për kuzhinën, dhomën e gjumit dhe dhomën e ndejës, në të cilën ka edhe një televizor, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version