Imazhet e postuara më poshtë, tregojnë gjendjen mizore në të cilën ia lënë shtëpinë ‘qiragjinjtë prej ferri’ – ikën pa paguar afro 4,500 euro qira.
Andrew Cavanagh ka mbetur i tmerruar, kur pa se si dukej brendësia e pronës së tij në Liverpul të Anglisë, pasi ia doli t’i largonte banorët që qëndronin aty, transmeton Telegrafi.
Megjithëse i humbi 4,500 euro, atij i duhet të shpenzojë edhe mijëra euro, kompanisë që merret me pastrimin dhe dezinfektimin e enterierit.
Këtë pronë, ai e kishte blerë gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, ndërsa u pajtua që familjarët që ishin aty me qira, të vazhdonin të qëndronin edhe më tutje. Por, pasi ia paguan një muaj, më nuk i hodhën në xhirollogarinë bankare as edhe një cent.
Madje, ata kishin ndryshuar edhe bravat e dyerve, për t’ia pamundësuar hyrjen, andaj është dashur që të intervenohet te kompania e patundshmërive, që kërkoi ndihmën e policisë për t’i larguar. /Telegrafi/