Cindy Crawford dhe burri i saj, Rande Gerber, e kanë nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre në Malibu të Kalifornisë.
Supermodelja e kishte blerë shtëpinë e plazhit në vitin 2005 për 50 milionë dollarë, raporton TMZ.
Ndërsa tash kërkon 60 milionë dollarë për pronën e saj, e cila është mbresëlënëse.
Objekti është ndërtuar në vitin 1944, ndërsa nuk ka shumë kohë që është rinovuar.
Pos dhomave të shumta luksoze, shtëpia ka fushë tenisi, pishinë, palestër e shumëçka tjetër. /Telegrafi/