Telegrafi

Shtëpia luksoze me një tarracë të bukur është subjekt i kritikave, por jo për shkak të çmimit prej 580 mijë eurove: Pamje që bien në sytë e të gjithëve

Blerësit e pasur të cilët filluan të kërkojnë pasuri të paluajtshme gjatë krizës së coronavirusit, po kritikojnë pothuajse me zë të lartë vilën e rinovuar së fundmi, për të cilën pronari kërkon 580 mijë euro.

Një shtëpi me katër dhoma gjumi në Gateshead, Angli, tingëllon si një investim i mirë, por kjo pronë është më e neveritshme sesa tërheq blerësit.

Arsyeja për këtë nuk është çmimi, por fakti që gjithçka në këtë shtëpi është bërë prej çeliku inoksë ose të bardhë, përfshirë mobiliet dhe vetëm në një dhomë ishte vendosur një jastëk i kuq për të thyer monotoninë, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është e vetmja gjë që “u tërheq sytë” klientëve. Gjegjësisht, ka gjëra metalike në banjë, pa guaskë me kapak, të gjitha dyert kanë një formë të çuditshme që i ngjan një strehe dhe ka më shumë TV në shtëpi sesa fotografi.

Përshkrimi i reklamës thotë se ajo është një shtëpi unike “që mburret me një luks dhe privatësi, duke ruajtur shumë tipare origjinale dhe industriale të së kaluarës”.

Sidoqoftë, vendndodhja e mirë, tarraca e kulmit me një pamje të bukur, garazhi dhe hapësira e parkimit tërheqin ende shumë njerëz të interesuar. /Telegrafi/