Site icon Telegrafi

Shtëpia luksoze në vlerë 30 milionë dollarë që Lady Gaga po bëhet gati ta blejë në New York

Ajo ka shitur 27 milionë albume, fitoi gjashtë çmime ‘Grammy’, ka thyer disa rekorde të ‘Guinness’, ka fituar një ‘Golden Globe’ dhe ka arritur të nominohet edhe për disa çmime në ‘Oscars’.

Këngëtarja e madhe Lady Gaga, është duke shtuar një shtëpi të mrekullueshme të re në krye të të gjitha arritjeve të saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Lady Gaga (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja 32-vjeçare e lindur në Germanotta, thuhet se ka bërë gati 30 milionë dollarë për një shtëpi të mahnitshme në lagjen “Hip-West Chelsea” të New Yorkut.

Bëhet fjalë për një shtëpi luksoze me pesë dhoma gjumi, të cilën thuhet se Gaga e ka blerë atë kohët e fundit sipas The Sun.

Shtëpia shtrihet në një sipërfaqe prej 11.000 metrash katrorë dhe ka një pamje të hijshme moderne duke përfshirë dritare nga dyshemeja deri në tavan, të cilat i japin asaj një horizont më të gjerë.

Nuk ka dyshim se aktorja e “A Star Is Born” do të ndjehet si një njeri i famshëm i madh në këtë shtëpi, pasi do të mburret edhe me një dhomë kinemaje dhe një bodrum të madh veror.

Gaga do të gëzojë gjithashtu diçka që shumica e shokëve të saj të Nju Jorkut nuk do të kenë, pasi shtëpia luksoze përfshin një pishinë private dhe një dhomë SPA.

Sikur kjo të mos ishte mjaft, shtëpia gjithashtu përfshin një garazh për këngëtaren dhe aktoren për të parkuar automjetet e saj luksoze.

Këngëtarja e talentuar gjithashtu do të jetë në gjendje të ruajë figurën e saj të shkëlqyer në shtëpi, pasi ka një palestër private për të përmbushur nevojat e saj të fitnesit.

Zona e jashtme gjithashtu përfshin një xhakuzi, tavolinë ngrënie, dhe disa hapësira tjera për rekreacion.

Kuzhina gjithashtu është një nga zonat më të bukura të pronës pasi është e ndërtuar me pllaka mermeri, si dhe posedon të gjitha pajisjet e nevojshme.

Nuk ka dyshim se është shtëpia e përkryer për të pritur mysafirët, dhoma e qëndrimit ditor është e ndërtuar me teknologjinë më të fundit, e cila mundëson përshtatjen e temperaturave sipas dëshirës, duke shtypur vetëm me një pulsant.

Dhomat e gjumit janë po aq ekstravagante sa disa përfshijnë qilima argjendi të krehur dhe llamba luksoze. /Telegrafi/

 

Exit mobile version