Joseph Fritzl nga Austria, ishte bërë lajm në tërë botën më 2008, pasi u zbulua se e kishte mbajtur të mbyllur të bijën e tij për 24 vjet, duke e përdhunuar gjatë tërë kohës.
Gjatë marrëdhënieve të dhunshme që kishte Elisabeth me të atin, ajo lindi katër fëmijë, njëri prej të cilëve vdiq shkaku i komplikimeve me frymëmarrje, pasi nuk dërgohej në spital, transmeton Telegrafi.
Kjo shtëpi që ndodhet në perëndim të Vjenës, në përdhesen e së cilës janë kryer incestet makabre, është blerë nga pronari i një klubi të natës për 160 mijë euro.
Pronari i ri planifikon ta rinovojë shtëpinë, ndërsa në të do të banojnë punonjësit e klubit, që janë kryesisht kameriere dhe valltare.
Mirëpo, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë kërkuar që banesa ku Elizabeth dhe fëmijët e saj pesë, 18 dhe 19-vjeç janë mbajtur të mbyllur, të rrënohet dhe të mos ekzistojë më.
Ndryshe, Fritzl është i dënuar me burg të përjetshëm, për incest, përdhunim, mbyllje të paligjshme si dhe vrasjen e një fëmijë, duke mos e dërguar në spital. /Telegrafi/