Site icon Telegrafi

Shtëpia e Xhafer Devës nuk po renovohet, bëhet vend për të pastrehët

Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë/ Foto: Korab Basha

Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë ka mbetur në mëshirën e fatit, e në të përpos mbeturinave, nëpër qoshe po gjejnë vend për të fjetur të pastrehët. Historianët kanë bërë thirrje thirrje që kjo shtëpi të renovohet, e të mos mbetet peng i kundërshtimeve për figurën e Xhafer Devës. A e kanë ndër mend të nisin renovimin nuk po tregojnë nga Ministria e Kulturës.

Planet për renovimin e një prej shtëpive më emblematike të Mitrovicës, mbetën në letër.

Por gjw i’u ka konvenuar të pastrehëve në këtë qytet, që po i shfrytëzojnë hapësirat e saj.

Planet për renovim shtëpisë së Xhafer Devës, kishin shqetësuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të cilin e kishte konsideruar një bashkëpunotër të nazistëve gjermanë, çka kishte bërë që UNDP dhe zyra e BE-së në Kosovë të tërhiqeshin nga projekti.

Se a kanë ndërruar qëndrim nuk janë përgjigjur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Kulturës kur është pyetur se a do ta vazhdojnë renovimin.

I shqetësuar më këtë qasje është politologu Nexhmedin Spahiu, që kritikon Ministrinë e Kulturës për mungesë të qasjes së duhur në raport më këtë problem.

“Edhe ata të cilët nuk e konsiderojnë figurë pozitive (Xhafer Devën) po e thonë se shtëpia e Xhafer Devës duhet të rindërtohet. Përkundër kësaj renovimi nuk po ndodhë….Si duhet ka të interesuar që kjo të mos restaurohet për shkak që Ministria e Kulturës nuk po vazhdon punimet. Nuk e di përse nuk ka asnjë arsye që kjo të pengohet”, është shprehur Spahiu.

Edhe historiani Pajazit Hajzeri thotë se është e papranueshme që qëndrimet mbi historinë e Xhafer Devës të pengojnë restaurimin e një monumenti të tillë.

“Nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve dhe nuk duhet të merre parasysh apo të merret fati i këtij monumenti të kulturës, me emrit e kujt është si pronë. Në asnjë rast nuk duhet të ndodhë. Sepse gjithandej nëpër botë keni shtëpi kemi muze që ju dedikohen periudhave të ndryshme historike që i’u kanë takuar edhe njerëzve që nuk kanë lënë një të kaluar të mirë për historinë”, ka treguar historiani.

Hajzeri thekson se edhe gjatë renovimeve në të kaluarën Kulla është dëmtuar, gjë për të cilën ka edhe fakte.

“Ministria e Kulturës dhe institucionet tjera vartëse që merren me trashëgiminë kulturore të Kosovës duhet që sa më parë këtë shtëpi ta rinovojnë ashtu siç ishte projekti. Në këtë shtëpi edhe gjatë renovimeve që janë bërë, janë bërë edhe ndërhyrje të palejueshme ku janë mbyllur edhe dritaret e që është jashtë çdo konvente ndërkombëtare intervenimi ose tjetërsimi i dukjes së një objekti kur ai konservohet ose restaurohet”, është shprehur Hajzeri.

Ka gati një dekadë që “Shtëpia e Xhafer Devës” figuron në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje, në Ministrinë e Kulturës. Xhafer Deva ishte kryetar i Mitrovicës, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Në vitin 1956, Deva migroi në SHBA, ku jetoi deri në fund të jetës./RTV Dukagjini/

 

Exit mobile version