Site icon Telegrafi

Shtëpia e vjetër që ka vetëm një dhomë gjumi, shitet për çmim ekstrem të lartë (Foto)

Të interesuarit që duan të blejnë këtë shtëpi të vjetër që ndodhet qendër të Londrës, duhet të paguajnë hiq më pak se tre milionë euro.

Prona e braktisur dhe e rrënuar me kohë, në një rrugë me ndërtesa që nuk iu është ndryshuar pamja, teksa banorët janë të pasur dhe të popullarizuar, transmeton Telegrafi.

Dhoma e vetme e fjetjes në shtëpinë me 137 metra katror

Megjithëse ka çmim ekstrem të lartë, objekti me vetëm 137 metra katrorë, duhet të rinovohet në tërësi.

Renovim komplet edhe pse kushton tre milion euro

Derisa kati parë është garazh, në katin e dytë ndodhen dhoma e ditës, dhoma fjetjes dhe kuzhina, që kanë tavane me lagështi, mure të plasaritura dhe sistem elektrik të vjetruar.

Banesat e pandryshuara në qendër të Londrës

Mirëpo, shtëpia ka leje që t’i ndërtohet edhe një kat, duke bërë që të ketë 250 metra katrorë, me të cilat i rritet vlera deri në 4.6 milionë euro.

Shtëpi e vjetër, por me leje ndërtimi edhe për një kat

Në këtë formë, kjo shtëpi konsiderohet se kushton dhjetë herë më shumë se shtëpitë e zakonshme në Angli dhe Wales, ndërsa pesë herë më shumë se pronat në vende të lakmueshme të Londrës. /Telegrafi/

Exit mobile version