Site icon Telegrafi

Shtëpia e shpirtrave: Xhiruan karrigen duke lëvizur

Familja Manning nga Converty në Britaninë e Madhe ka disa muaj që jeton në frikë sepse në shtëpi lëvizin gjërat, mbyllen dyert, ndërsa kohë më parë ata xhiruan edhe një karrige duke lëvizur pa e prekur askush.

Në shtëpi jetojnë Lisa Manning (34 vjeçare) me partnerin Anthonyn, djalin Jayd (6 vjeçar) dhe vajzën Ellie (11 vjeçare). Ata thonë se disa herë janë detyruar të dalin nga shtëpia për shkak të lëvizjes së sendeve nëpër shtëpi, shkruan Daily Mail.

Thuhet se në kuzhinën e tyre kanë fluturuar pjatat dhe tepsitë, ndërsa roletat e dritareve janë ngritur dhe ulur në mënyrë të pakontrolluar. Javën e kaluar u detyruan të dalin për dritare pasi dera e dhomës ku po qëndronin ishte mbyllur vetvetiu.

Prifti lokal i këshilloi që të varin nëpër mure kryqe pasi që Lisa në dhomën e Ellit e vendosi një kamerë të fshehur ku xhiroi se si hapej dhe mbyllej dollapi dhe si lëvizte karrigia. Lisa thotë se ka njoftuar autoritetet dhe pret që ajo me fëmijët të gjej një shtëpi tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version