Site icon Telegrafi

Shtëpia e Shëndetit në Shkup do të punojë edhe gjatë ditëve festive

Shërbimet e Shtëpisë Shëndetësore Shkup për ditët e ardhshme festive do të sigurojnë 24 orë mbrojtje shëndetësore përmes pikave kujdestare të natës në poliklinikat Idadia, Çento, Çair, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, Jane Sandanski, Shuto Orizarë dhe Draçevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të shtunën, siç informojnë nga Shtëpia Shëndetësore, nga ora 8:00 deri në orën 16:00 shërbim specialist kujdestarie do të ketë në Poliklinikën Bukuresht. Gjatë festave do të ketë mbulim 24 orë nga Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore, ndërsa rregullisht do të punojë edhe Shërbimi për vizitë shtëpiake, njofton AIM.

Porositen qytetarët të cilët kanë mbajtur kreshmë të kenë kujdes me konsumimin e ushqimit me prejardhje shtazore, ndërsa të gjithëve u rekomandojnë me kujdes në konsumimin e pijeve alkoolike para se të gjithash për arsye shëndetësore, si dhe për shkak të sigurisë në komunikacion. /Telegrafi/

Exit mobile version