Site icon Telegrafi

Shtëpia e Shëndetit në Ohër vazhdon të zhytet në borxhe

Shtëpia e Shëndetit në Ohër, për të cilën të gjitha pushtetet deri tani kanë premtuar se do ta modernizojnë, vazhdonë të zhytet në borxhe. Përveç mungesës së parave për të punësuarit, edhe kushtet e punës nuk janë përmirësuar fare.

Në vend të përmirësimit të kushteve dhe promovimit të veprimtarisë, ish-drejtori i këtij institucioni deri në vitin 2016 së bashku me kolegët e tij përvetësuan 7.5 milionë denarë, vepër për të cilën ndodhen në procedura gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Keqmenaxhimi me këtë institucion është konfirmuar edhe nga raporti i Entit Shtetëror për Revizion, i cili është publikuar më herët.

Në të thuhet se ka mangësi serioze në evidencat e kontabilitetit, si dhe vërehet paraqitja e të dhënave të pasakta që nuk përkojnë me gjendjen e vërtetë financiare të institucionit.

Por, problemet financiare të këtij institucioni nuk përfundojnë këtu. Ky institucion ka të papaguara kontributet ndaj të punësuarve në vlerë prej 1.8 milionë denarëve, si dhe 500 milionë denarë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për shërbimet e kryre, por edhe mbi 400 milionë denarë për procese gjyqësore, ku ky institucion ka qenë i paditur./Telegrafi/

Exit mobile version