Site icon Telegrafi

Shtëpia e pleqve në Kumanovë me investim dy milionë denarë për kushte më të mira

Ka filluar rinovimi i dritareve në njërën pjesë të objektit të shtëpisë së pleqve, me çka do të mundësohet efikasitet më i madh energjetik për banorët e kësaj shtëpie.

Shtëpia e pleqve “Zafir Sajto” në Kumanovë ka ndarë më shumë se 2 milion denarë për rikonstruktim të dritareve dhe rinovime të tjera me qëllim krijimin e kushteve më të mira për banorët e kësaj shtëpie.

Punimet pritet të përfundojnë deri në fund të muajit.

Për përmirësimin e kushteve higjienike është porositur edhe makinë për larjen e dyshemesë, vendosja e pllakave bekaton, rregullimi i hapësirës së parkingjeve. Për momentin shërbimet e kësaj shtëpie i gëzojnë gjithsej 165 persona nga 170 që posedon./Alsat/

Exit mobile version