Telegrafi

Shtëpia e parajsës me oazën e natyrës në zemër (Plani detaj)

Kjo shtëpi e madhe në Singapor në qendrën e vet fsheh një oazë të vërtetë: sipërfaqe ujore, ujëvara dhe kopshte të shkallëzuara të cilat nga kulmi lëshohen mu në qendër të shtëpisë

Gjashtë dhoma gjumi, një palestër, një bibliotekë, si dhe dhoma të përbashkëta të jetesës që përfshijnë disa dhoma ngrënieje, janë rregulluar rreth një oborri qendror me një pishinë, një ujëvarë dhe një liqen i cili është në nivelin e bodrumit, transmeton Telegrafi.

Gjelbërimi i bujshëm mund të shihet gjithandej në shtëpi – si në brendësi, ashtu edhe në tarracën e kulmit, midis kateve, rreth sipërfaqeve ujore.

Familja dhe natyra ndajnë të njëjtën hapësirë. Bimët, uji dhe hapësira jetësore shkrihen në një tërësi”, shpjegojnë arkitektët.

‘Cornwall Garden’, e ndërtuar në terren të pjerrët, shtëpia paraqet adaptimin e objektit ekzistues, i cili ka qenë në truall.

Shtëpia e re ka përfshirë pothuajse gjithë truallin, ndërsa me dizajnin e saj është paraparë që këto hapësira të jenë të hapura drejt oborrit të brendshëm.

Ky plan ka siguruar shumë dritë natyrale, ventilim natyral dhe ftohje pasive dhe ka krijuar ambient ekologjik i cili promovon jetë të shëndetshme për të gjithë.

/Telegrafi/