Raya dhe Sakina janë dy motra nga Egjipti që konsiderohen si vrasësit serialë më të famshëm të vendit.
Njerëzit vizitojnë shtëpinë e motrave në Aleksandri, të cilat kanë kryer vrasjet 103 vjet më parë, të cilat tani janë objekt i emisioneve televizive dhe janë shkruar libra për to.
Shtëpia e tyre është një nga atraksionet më të njohura turistike, raporton trt.
Për të marrë pasurinë, bizhuteritë dhe xhevahiret e grave të pasura, motrat Raya dhe Sakina, të cilat jetuan në fillim të shekullit të XX, vranë dhe varrosën viktimat e tyre në shtëpinë e përbashkët.
Mysafirët vendas dhe të huaj vizitojnë vetëm një nga tri shtëpitë e ndryshme ku motrat Raya dhe Sakina jetonin dhe varrosnin viktimat në atë kohë.
Në fasadën e shtëpisë janë shfaqur fotot e motrave, bashkëshortëve të tyre, viktimave dhe dënimet me vdekje që u janë dhënë. /Telegrafi/