Profiti i shtëpisë franceze të modës Hermes, e njohur për nga galanteria dhe rrobat e shtrenjta, ka arritur një sukses të paparë.
Në vitin e kaluar për herë të parë ka tejkaluar shumën mbi një miliard euro, tregojnë të mërkurën rezultatet e bëra publike, shkruan agjencia France Press.
Fitimi neto i kompanisë ka arritur 1,1 miliard euro, që paraqet ngritje prej 13 për qind në krahasim me vitin 2015.
Por, sërish këto shifra janë nën pritjet e vlerësimeve të analistëve, të cilët i ka anketuar kompania hulumtuese Faktset,.