Rezidenca ku vdiq Matthew Perry më 28 tetor të vitit të kaluar ka një pronar të ri.
Producentja e filmit nga Arizona, Anita Verma-Lalian, bleu pronën që dikur i përkiste yllit të “Friends” për tetë milionë euro, sipas Los Angeles Times.
Sipas përfaqësuesit të Anitas, ajo planifikon të përdorë këtë vilë moderne me katër dhoma gjumi me një sipërfaqe të gjerë prej 325 metrash katrorë si shtëpi pushimi në Los Angeles.
Matthew Perry’s Home Where He Died Sells Almost 1 Year After Deathhttps://t.co/oLsFtcsfOV
Matthew Perry‘s Pacific Palisades house has sold … almost one year to the day since the famous actor passed away on the property. The Friends star’s former abode sold for $8.55 million… pic.twitter.com/VArFfoh3eZ
— WhizBuddy (@WhizBuddy) October 27, 2024
Artisti i ndjerë e bleu këtë pronë në vitin 2020 për gjashtë milionë euro.
Perry vdiq tragjikisht në moshën 54-vjeçare për shkak të efekteve akute të ketaminës dhe faktorëve të tjerë, duke rezultuar në humbjen e vetëdijes dhe mbytje në një xhakuzi.
Gjatë gjithë jetës së tij ai foli hapur për luftën e tij me varësitë, madje edhe gjatë karrierës së tij të suksesshme në serialin “Friends”. /Telegrafi/