Këngëtari britanik, James Arthur, duket se kohën e vetizolimit e ka kaluar në një ambient të ngrohtë.
32-vjeçari ka qëndruar i sigurt në shtëpinë e tij, e cila përmban pishinë të brendshme, dhomë për të luajtur dhe një studio personale.
Përmes rrjeteve sociale ai kishte thënë: “Është vetëm dita e parë dhe jam duke pasur probleme, veçanërisht pa futboll”.
Nga imazhet e siguruara nga The Sun, në oborrin e shtëpisë janë të parkuara dy makina luksoze të markës ‘Range Rover’ dhe ‘Mercedes’.
Brenda rezidencës, duket një pishinë të cilën James e përdor për t’u relaksuar. Dhoma ku ai qëndron është e rrethuar me komodina të ndryshme dhe televizorë në kënde.
Nëse James ka vështirësi me lojërat e tij, atëherë ai mund të punojë në ndonjë muzikë të re, pasi edhe posedon studion personale.
Ndërkaq, këngëtari mori famën që kur u kurorëzua si fitues në ‘X Factor’ gjatë vitit 2012, dhe supozohet se ai posedon pasuri prej katër milionë dollarësh. /Telegrafi/