Site icon Telegrafi

Shtëpia e lashtë që vlen miliona, i është shitur organizatës bamirëse për një euro (Foto)

Në Presteigne të Wales, një shtëpi e lashtë me madhësi shumë të madhe, që viteve të fundit është shfrytëzuar si muze, është shitur për bamirësi për një euro.

Godina e njohur si Shire Hall, është shfrytëzuar nga gjykatësit për pushim, gjatë kohës kur ishin duke hetuar apo zhvilluar ndonjë seancë gjyqësore, transmeton Telegrafi.

Por, prej 46 vitesh më parë, kur ka fjetur gjykatësi i fundit, kjo shtëpi është lëshuar me qira për të pasurit, që kishin të ardhura të paguanin për qëndrimin e shtrenjtë.

Tani që i është bërë një renovim i lehtë, shtëpia i është shitur Judge Lodging Trust për një euro.

Çmimi që nuk është më i lartë se vlera e një kuti me sheqerka, ka qenë simbolik meqenëse objekti i madh me enterierin luksoz mund të kapte shifrën e miliona eurove.

Pas blerjen nga organizata bamirëse, do të vazhdojë të jetë e hapur për vizitorë, të cilët do të paguajnë për të hyrë brenda, ndërsa mjetet do të mblidhen për organizime të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version