Ditëlindja e supermodeles, Kylie Jenner, është më 10 gusht, por përgatijet e festës tashmë kanë filluar.
Travis Scott befasoi Kylie Jenner për ditëlindjen e 22-të, duke e mbushur shtëpinë e saj me mijëra trëndafila të hënën.
Sipërmarrësja e famshme, ditëlindja e së cilës është më 10 gusht, postoi një video ku tregon skenën me lule, në të cilën vajza e çiftit, Stormi, mund të shihet duke u zvarritur nëpër petale, pasi Jenner tregoi një shënim nga partneri i saj që shkruan, “Gëzuar ditëlindjen. Ne sapo kemi filluar. Të dua”.
“Shtëpia ime është e mbuluar në trëndafila!”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në Instagram.
Reperi 28- vjeçar, dukej se po merrte një mësim nga libri i romancës së Kanye West, i cili e befasoi motrën më të madhe të Jennerit, Kim Kardashian me një dhomë plot me trëndafila dhe një serenatë nga Kenny G për Ditën e Shën Valentinit këtë vit.
Ndërkohë, Scott dhe Jenner janë bashkë që prej prillit 2017 dhe e mirëpritën vajzën e tyre Stormi në shkurt 2018.
Ylli i “Keeping Up with Kardashians” nisi festimet e ditëlindjes javën e kaluar kur ajo zbuloi koleksionin e saj të ardhshëm të ‘Kylie Cosmetics’. /Telegrafi/