Nicole Salgado dhe familja e saj u zgjuan në Ditën e Vitit të ri me një trokitje të furishme të derës së përparme të shtëpisë së tyre në Avondale të Arizonës.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, shtëpia e saj po digjej dhe ajo nuk ishte në dijeni për këtë.
“Ne të gjithë ishim në gjumë”, tha Salgado për CNN.
“Dhe krejt papritur rreth orës 7:30 të mëngjesit, ne po dëgjonim goditje në derën tonë dhe zilja po binte, dhe disi jemi trembur”, vazhdoi ajo.
Salgado, një nënë e katër fëmijëve, vrapoi për të parë fëmijët derisa burri i saj nxitoi tek dera e përparme e shtëpisë.
Aty, ai gjeti fqinjën e tyre, Carolyn Palisch, që po e lajmëronte familjen që të dilte nga shtëpia.
“Ai hapi derën dhe gjithçka që dëgjova ishin fjalët e fqinjës tonë Carolyn, duke thënë se shtëpia jonë po digjet, dhe që duhet të dilnim jashtë”, tha Salgado.
Ajo i kapi menjëherë fëmijët e saj dhe i shpëtoi shtëpisë që po digjej. Askush nuk kishte veshur çorape apo këpucë, përveç fëmijës së saj më të madh, raporton CNN.
“Ishte thjesht një lloj tërbimi në fillim, duke u siguruar që të nxirrnim të gjithë jashtë”, u shpreh Salgado.
“Pastaj sapo kuptuam shtrirjen e zjarrit, ne ishim të shokuar derisa vështronim shtëpinë tonë duke u djegur”, vazhdoi gruaja.
Sipas saj, disa minuta pasi ata dolën nga shtëpia, çatia u shemb dhe tymi mbushi pjesën e brendshme të shtëpisë.
Zjarrfikësit thanë se nëse familja do të kishte qenë duke fjetur kur çatia u shemb, ata do ta thithnin tymin dhe do të kishin mbetur pa ndjenja, tha Salgado për CNN.
Mes tjerash ajo shtoi se familja vendosi të postonte videon e këtij momenti në TikTok për t’i treguar botës se çfarë bëri fqinja e tyre për ta.
@nicolenevarez5 We are so thankful to just be alive. Our GoFundMe linked in bio, just by sharing would help #fyp #foryoupage #share #thankful #anythinghelps
Videoja tani është pëlqyer gati 7 milionë herë në TikTok. /Telegrafi/