Përmes projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, i cili implementohet nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe Syri i Vizionit (SiV), “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, të rinjtë e rrafshit të Dukagjinit kanë hapësirën bashkë-punuese të punojnë me njëri-tjetrin.
Shumë të rinj nga regjioni i Dukagjinit preferojnë të kalojnë kohën e tyre në Shtëpinë e Inovacionit në Istog. Këta të rinj janë duke bashkëpunuar me qëllimin të promovojnë turizmin në Istog përmes teknologjisë.
Çdo ditë, Shtëpia e Inovacionit vizitohet nga të rinjtë të cilët kanë krijuar edhe shoqëri te re me të cilët po bashkëpunojnë në idetë e tyre.
Përveç punës në Shtëpinë e Inovacionit, këta të rinjë po organizojnë edhe aktivitete të tjera jashtë saj si “Rrugëtimin me Biçikleta”, ku po njoftohen nga afër me atraksionet turistike të Dukagjinit të cilat planifikohen që së shpejti të inkuadrohen edhe në platformat online.
Pritet të organizohen edhe aktivitete të tjera nga Shtëpia e Inovacionit në Istog, të cilat na njoftojnë më shumë me atraksionet e rrafshit të Dukagjinit, dhe pjesëmarrës ftohen të jenë të rinjtë nga e tërë Kosova.