Site icon Telegrafi

Shtëpia e gjerë 1.8 metra kushton 4.5 milionë funte

Shtëpia e cila gjendet në perëndim të Londrës, është shpallur si shtëpia më “e dobët” në Britani, ndërsa e gjithë sipërfaqja e saj, bodrumi dhe tre katët, kanë një sipërfaqe prej 92 metrash katror.

“Kurrë nuk kam parë një shtëpi të tillë, vërtetë është e ngushtë, mirëpo kjo i jep sharmë më shumë”, ka thënë agjenti Simon Beasto, i cili ka marrë përsipër shitjen e saj, dhe thekson se pret shumë kërkesa nga njerëzit e vetmuar, pasi që shtëpia është shumë e vogël për një familje. /Telegrafi/

Exit mobile version