Shtëpia e fëmijërisë së artistes Beyonce në Houston u përfshi nga zjarri mëngjesin e Krishtlindjes, por familja që jetonte aty doli e sigurt.
Zjarri u raportua rreth orës 2 të mëngjesit të së hënës. Departamenti i zjarrfikësve lokalë mbërriti në vendngjarje të shtëpisë dykatëshe prej tullash brenda tre deri në pesë minutash, raporton Houston Chronicle.
“Ne e kishim lokalizuar në rreth 10 minuta”, i tha gazetës Justin Barnes, shefi i distriktit të departamentit të zjarrit të Houston, shkruan The Guardian.
Familja e Beyonce Knowles blen shtëpinë në bllokun 2400 të Rosedale në vitin 1982, dhe Beyonce jetoi aty deri në moshën pesë vjeçare.
Ajo u pa duke marrë fotografi të pronës kur ishte në qytetin e saj të lindjes për turneun botëror “Renaissance World Tour”.
Shtëpia në lagjen historike Riverside Terrace është ndërtuar në vitin 1946. Në shkurt, Beyonce fitoi çmimin e saj të 32-të Grammy, duke e bërë atë artisten më të nderuar në historinë e Grammy-ve.
Shkaku i zjarrit është nën hetim. /Telegrafi/