Telegrafi

Shtëpia e famshme e “Home Alone” do të mund të merret me qira për një natë

Adhuruesit e “Home Alone” (I vetëm në shtëpi) tani mund të realizojnë “ëndrrat e tyre të fëmijërisë” duke kaluar natën në shtëpinë ikonë të filmit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia e familjes McCallister në klasikun e Krishtlindjeve të vitit 1990 – është vënë në dispozicion në Airbnb vetëm për një natë.

E vendosur në zonën e Çikagos, shtëpia do të jetë e disponueshme për ta rezervuar nga 7 dhjetori për 25 dollarë.

Dhe aplikantët e suksesshëm do të mund të qëndrojnë gjatë natës më 12 dhjetor ndërsa ajo është në dispozicion për një maksimum prej katër të ftuarve.

Rolin kryesor në film në mënyrë të famshme luajti Macaulay Culkin në rolin e Kevin McCallister.

Të ftuarit do të përshëndeten me të mbërritur nga Devin Ratray, i cili luajti vëllain e tij të madh Buzz.

Përparësitë e tjera përfshijnë kurthe dhe një pasqyrë për të bërtitur, si dhe ushqime të viteve ’90. /Telegrafi/