Telegrafi

Shtëpia e e një milion eurove me një detaj “unik”: Tualeti dhe dhoma e gjumit – pa mure ndarëse! (Foto)

Në Melbourne të Australisë, është shitur për një milion euro një shtëpi me katër dhoma gjumi, si dhe pishinë me ngrohje me energji diellore.

Por, shumë njerëz janë befasuar kur kanë parë guskën e tualetit, shumë pranë shtratit dhe pa asnjë mur në mes, transmeton Telegrafi.

“Të pagush tërë këto para, do të thotë se mund të kryesh nevojën sapo të kesh hapur sytë”, është nje koment lidhur me rastin.

Madje, shumë njerëz kanë thënë se kurrë nuk do jetonin në këtë shtëpi, pos nëse do të ndryshohej ky plan i çuditshëm.

Sidoqoftë, pronarëve nuk u ka penguar kjo sepse për ta kryesorja ishte një lagje e qetë në qendër të qytetit. /Telegrafi/