Site icon Telegrafi

Shtëpia e djegur në Veternik: Pronari thotë se dëmet u shtuan, pasi zjarrfikësit nuk kishin shkallë (Video)

Pronari i shtëpisë në Veternik, Shaqir Agushaj, të premten mbrëma ka qenë vetëm spektator bashkë me zjarrfikësit derisa prona e tij – një ndërtesë trekatëshe në lagjen Veternik të Prishtinës – po digjej, raporton KTV.

Zjarri i madh që kishte kapluar katin e tretë dhe pullazin e shtëpisë, ka zgjatur rreth dy orë, pa rrezikuar njerëzit që qëndronin brenda, por që shkaktoi dëme materiale më shumë se 30 mijë euro.

Agushaj thotë se dëmet kanë mundur të reduktoheshin, por zjarrfikësve u mungonin shkallët, për ta shuar zjarrin nga lart.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh ka raportuar edhe për këtë rast, duke e konsideruar si “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Exit mobile version