Site icon Telegrafi

Shtëpia e Çabejt ka nevojë urgjente për restaurim

Studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo, deklaron se shtëpia e Eqrem Çabejit e shpallur Monument Kulture është lënë në harresë.

Ky është 110-vjetori i lindjes së Eqrem Çabejit (1908-1980) dhe Moikom Zeqo apelon se duhej të shpallej edhe viti i tij.

Vetë Zeqo po shkruan një libër për Çabejn. Ndërkohë, ka shkuar edhe në Gjirokastër për ta parë me sytë e tij shtëpinë e gjuhëtarit të madh.

Zeqo pas këtij udhëtimi bën apel se “Shtëpia e Çabejit në Gjirokastër ka nevojë urgjente për restaurim”

“Eqrem Çabej është dijetari më i madh i të gjitha kohërave. Asnjë dijetar shqiptar nuk ka atributet e tij, të njihet si themelues i shkollës shkencore të gjuhësisë shqiptare”, thotë ai. “Eqrem Çabej ka lindur para 110 vjetësh dhe shtëpia e tij në Gjirokastër është akoma edhe sot në këmbë. Aty ka një stemë. Unë në vitin 1991, kur isha ministër Kulture, krahas shtëpisë së Lasgush Poradecit, të Gjergj Fishtës dhe të Ismail Kadaresë, e vura si Monument Kulture dhe shtëpinë Eqrem Çabejit. Më vjen mirë që u restaurua shtëpia e Kadaresë, por duhet në mënyrë urgjente të restaurohet edhe shtëpia e Eqrem Çabejt, për shkak të monumentalitetit që ka ndërtesa dhe për atë që përfaqëson Çabej”. /Shqiptarja/

Exit mobile version