Telegrafi

Shtëpia e basketbollistit legjendar, Shaquille O’Neal, si në përralla: 12 dhoma gjumi, kinemaja, terren basketbolli, baseni (Foto)

Patundshmëria luksoze sikur e krijuar për kënaqje!

Legjenda e NBA-së, Shaquille O’Neal, ka vendosur që për 28 milionë dollarë ta shesë shtëpinë e vet në Floridë! – transmeton Telegrafi.

Kjo vilë luksoze është e ndërtuar në tre hektarë tokë, ndërkaq vetë patundshmëria është rreth 3.000 metra katrorë!

Vetëm terreni për basketboll i cili gjendet në kuadër të këtij kompleksi luksoz është rreth 560 metra katrorë.

Vila përbëhet nga 12 dhoma gjumi, ndërkaq nëpër gjithë shtëpinë mund të shihen logo të Supermenit, që e bën shumë interesante.

Ky basketbollist i famshëm ka menduar për të gjitha, prandaj shtëpia e tij ka dhomën për pirje duhani, kinemanë por edhe dy garazhe në të cilat mund të vendosen 17 vetura.

/Telegrafi/