Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë zbulon më shumë informacione rreth armës që posedon Harris

Kamala Harris habiti shumë njerëz gjatë debatit presidencial me Donald Trumpin, veçanërisht kur u kujtoi votuesve se ishte pronare e armëve.

Tani, një burim i Shtëpisë së Bardhë ka zbuluar më shumë informacion në lidhje me armën e saj të zgjedhur.

Ai tha se kandidatja demokrate zotëron një pistoletë për arsye sigurie personale dhe ajo ruhet në një vend të sigurt në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Por, burimi nuk pranoi të identifikonte markën e armës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Gjatë debatit të martën, Harris bëri komentin për posedimin e një arme pasi Donald Trump pretendoi se do të ndalonte armët nëse zgjidhej.

“Ky biznes rreth heqjes së armëve të të gjithëve – Tim Walz dhe unë jemi të dy pronarë të armëve. Ne nuk po ia heqim armët askujt, kështu që ndaloni me gënjeshtrat e vazhdueshme për këto gjëra”, tha Harris.

Ndryshe, në vitin 2019, Harris u tha gazetarëve: “Unë jam pronare e armëve dhe kam një armë ndoshta për arsyen që e bëjnë shumë njerëz – për sigurinë personale. Unë kam qenë një prokurore”. /Telegrafi/

Exit mobile version