Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë zbrazet nga sendet e familjes Obama (Foto)

Barack Obama do të duhet të lërë tashmë Shtëpinë e Bardhë, ndërsa procesi i transferimit ka nisur prej mëse dy muajsh.

Por, disa foto të publikuara nga “CNN” tregojnë zbrazëtinë e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa familja e parë e SHBA-ve, bëhet gati të largohet.

Gjithçka që i përkiste presidentit Obama dhe familjes së tij, do të largohet bashkë me ta.

Kështu, edhe fotot, të cilat qëndronin në muret e “Krahut Perëndimor,” janë hequr duke lënë pas vetëm kornizat e boshatisura. Është fjala për fotot personale të presidentit dhe familjes së tij, që dekoronin muret e kësaj pjese të Shtëpisë së Bardhë.

Gjithashtu, dy flamujt amerikanë që janë valëvitur ditën e parë të Obama-s si president i SHBA dhe ditën e tij të fundit, tashmë gjenden të palosur, gati për t’u hequr nga ambientet e Shtëpisë, transmeton tema.

Një tjetër fotografi, e cila tregon Shtëpinë e Bardhë nga jashtë, natën përpara ditës së inaugurimit të presidentit të ri, paraqet një skenë thuajse surreale.

Institucioni më i rëndësishëm amerikan dhe qendra kryesore e aktivitetit politik, tashmë qëndron krejt e qetë dhe e heshtur, në pritje të presidentit të ardhshëm.

Exit mobile version