Telegrafi

Shtëpia e Bardhë: Vendimi i OPEK-ut është masë “antitregtare”

"Qëndrimi jonë çdoherë ka qenë se çmimet e lëndëve të para duke përfshirë edhe naftën, duhet të varen nga kushtet e lira tregtare, e jo të rregullohen me lloj të tillë të vendimeve antitregtare, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Toni Frato.

OPEK-u në seancën e sotme të jashtzakonshme në Vjenë mori vendim për pakësimin e prodhimit ditor të naftës prej 1 nëntori për 1,5 milionë barelë. Siç lajmëroi ministri i Naftës i Arabisë Saudite, Ali al-Nuajimi, vendimi i tillë është marrë me qëllim të ndalohet zvogëlimi u vazhdueshëm i çmimit të naftës.