Telegrafi

Shtëpia e Bardhë: Trump, i hapur për vizitën në Moskë

Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti Donald Trump është i gatshëm për të vizituar Moskën “pas marrjes së një ftese zyrtare”.

Deklarata shton se Trump shpreson që presidenti rus, Vladimir Putin të vizitojë Uashingtonin.

Putin gjithashtu ka konfirmuar se është gati të ftojë homologun Trump në Rusi.

“Ne jemi të gatshëm për takime të tilla, jemi gati të ftojmë presidentin Trump në Moskë, të jetë mysafiri im, ai e ka një ftesë të tillë, ia kam thënë dhe atij. E ripërsëris, jam gati të shkoj në Uashington, nëse krijohen kushtet e duhura”, ka thënë Putin, përcjell Telegrafi.

Shtëpia e Bardhë tha se takimi i ardhshëm mes dy udhëheqësve do të shtyhet deri në vitin e ardhshëm.

Ajo citoi hetimin e vazhdueshëm ndaj ndërhyrjeve të supozuara të Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. /Telegrafi/