Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë do t’i nënshtrohet dezinfektimit dhe pastrimit të thellë, para se Joe Biden të vendoset aty

Para se Shtëpia e Bardhë t’i urojë mirëseardhje presidentit të ri dhe familjes së tij, ajo fillimisht i nënshtrohet një pastrimi të thellë që zgjat mbi pesë orë, shkruan CNN.

Por me pandeminë globale të COVID-19, më 20 janar ky pastrim i detajuar pritet të zgjatë paksa më shumë, kanë bërë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

Shërbimet e përgjithshme të administratës, ka njoftuar se do të kryhet dezinfektimi dhe pastrimi i thellë i çdo sipërfaqe të Shtëpisë së Bardhë në dhjetëra mijëra katrorë.

Kujtojmë që presidenti i ri i zgjedhur Joe Biden pritet të marrë detyrën më 20 janar kur edhe betohet dhe inaugurohet, derisa Donald Trump po vazhdon të insistojë se ka pasur mashtrime në procesin zgjedhor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version