Shtëpia e Bardhë të enjten nuk pranoi t’i referohej Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman si një “vrasës”, megjithëse një raport i inteligjencës amerikane i deklasifikuar së fundmi tha që ai urdhëroi operacionin që çoi në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Presidenti Joe Biden iu referua presidentit rus, Vladimir Putin, kritikët e të cilit ndonjëherë përfundojnë të helmuar ose të vdekur, si një “vrasës” në një intervistë të fundit.
Kur u pyet nëse Biden do të përdorte të njëjtën fjalë për të karakterizuar Princin Mohammed, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki gjatë konferencës së të enjtes tha, “Unë nuk mendoj se kam nevojë të shtoj më shumë emra vrasësish nga podiumi”.
Vërejtjet e Bidenit për Putinin bënë që Rusia të tërheqë ambasadorin e saj nga SHBA – një zhgënjim i madh diplomatik.
Ndryshe, Psaki tha se Biden nuk pendohet që e quajti të parin e shtetit rus si një “vrasës”. /Telegrafi/
Jen Psaki says Biden has no regrets about calling Putin a "killer" pic.twitter.com/tKiIMpF6yE
— Aaron Rupar (@atrupar) March 18, 2021