Presidenti amerikan Joe Biden do t’ia lë në dorë Senatin vendimin lidhur me atë nëse do të vazhdojë procesin e gjykimit të ish-presidentit Donald Trump, ka bërë të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Jemi të bindur që Senati mund t’i përmbush obligimet ligjore derisa të njëjtën kohë të kryej punët për popullin amerikan. Presidenti Biden do t’ua lë atyre në dorë mekanizmat ligjore, kohën e kërkuar dhe gjërat e tjera për se atë sesi Kongresi do të vazhdoj me procesin e thirrjes për shkarkim”, ka thënë Psaki gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq përfaqësuesja e demokratëve në Senat, Nancy Pelosi ende nuk e ka dërguar tekstin për thirrje në Senat, e sipas rregullave të këtij organi, gjykimi i ish-presidentit do të fillojë pa marrjes së vendimin për thirrje kur edhe pranohet kjo thirrje.
Biden më herët u kishte bërë thirrje senatorëve që të mos heqin dorë nga gjykimi i Trumpit në ditët e tij të para të mandatit, siç është edhe votimi i administratës së tij dhe marrja e disa vendimeve.
E bisedën e parë si president i ri i Shteteve të Bashkuara me liderët e huaj, Biden pritet ta realizojë me Justin Trudeau, kryeministrin kanadez.
Psaki gjithashtu ka bërë të ditur se dy liderët do të bisedojnë për raportet bilaterale si dhe për vendimin e Bidenit, që zyrtarisht të tërheq lejen për ndërtimin e naftësjellësit Keystone XL – mes dy shteteve të Amerikës së Veriut, shkruan Reuters.
Kujtojmë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden më 20 janar është betuar si presidenti i 46-të i këtij vendi.
“Sot festojmë triumfin e demokracisë pas këtyre zgjedhjeve, në të cilën kanë votuar më shumë amerikanë se kurrë më parë në historinë e vendit tonë”, ka thënë Biden, shkruan CNN.
E në kohën kur presidenti i SHBA-ve është betuar, Kina ka njoftuar se i ka vënë sanksione 28 shtetasve amerikanë, në mesin e të cilëve edhe ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kurse administrata e re i ka cilësuar sanksionet “si të rrejshme”.
“Vënia e këtyre sanksioneve në ditën e inaugurimit është evidentuar si një tentim që të ketë ndarje mes partive në SHBA”, ka thënë për Reuters zëdhënësja e Dhomës për Siguri Kombëtare, Emily Horn.
SHBA-të planifikojnë t’i zgjasin dhe forcojnë kufizimet bërthamore sa i përket Iranit – dhe atë rrugëve diplomatike, e kjo temë do të jetë pjesë e diskutimit midis Joe Biden dhe liderëve botëror, ka shtuar sot Psaki.
Siç raporton Reuters, Biden ka thënë se “nëse Teherani vazhdon me respektimin strikt të marrëveshjes bërthamorë të arritur në vitin 2015 – ku i ndalohet Iranit të vazhdojë programin bërthamor – e si këmbim këtij vendi do t’i hiqeshin sanksionet nga Washingtoni.
“Presidenti e ka bërë të qartë që përmes diplomacisë amerikane duan t’i zgjasin dhe forcojnë ndalimin e Iranit (sa i përket çështjes së programit bërthamor) dhe të zgjedhin çështje të rëndësishme. Irani duhet të vazhdojë të bashkëpunojë kur është në pyetje kufizimi bërthamor që parashihet sipas marrëveshjes së arritur”, ka shtuar Psaki.
Në anën tjetër ish-presidenti Donald Trump kishte braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin gjatë vitit 2018, kurse Irani si kundërpërgjigje gradualisht kishte shkelur marrëveshjen e kufizimit. /Telegrafi/