Telegrafi

“Shtëpia e Bardhë” në shitje – ky është çmimi i saj (Foto)

Ky mansion i cili ndodhet në Morgan’s Point, rrreth 25 kilometra larg Houston-it, u ndërtua në vitet e 20-ta dhe ka 21.000 metra katrorë, transmeton Gazeta Blic.

Ky version i Shtëpisë së Bardhë, natyrisht se është më i vogël se sa i vërteti, i cili ka rreth 55.000 metra katrorë.

Shtëpia luksoze përbëhet nga nëntë dhoma të fjetjes dhe 15 banjo, ndërsa ka edhe bibliotekë dhe një sallë vallëzimi.

Gjithashtu, shtëpia përbëhet edhe nga një palestër, dhomë për media dhe një dhomë bilardoje.

Pronari i shtëpisë, Dr Masson, thotë se e bleu shtëpinë dhe 6 hektarët e saj rreth tri vjet më parë për 3.2 milionë dollarë, dhe shpenzoi rreth 1.5 milion dollarë për ta renovuar atë.

Ai tha se dëshiron ta shes atë, në mënyrë që t’i shtohen të ardhurat për projektet e tij të reja.