Telegrafi

Shtëpia e Bardhë në panik, djali i presidentit Trump në shënjestër të ISIS-it!

ISIS duket se ka një objektiv të ri dhe ai nuk është një personazh i zakonshëm, por djali 11-vjecar i presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas “The Free Beacon”, grupi terrorist po shpërndan detaje personale për 11-vjeçarin Barron Trump në kanalet e mediave sociale, duke përfshirë edhe adresën e shkollës së tij.

Instituti për Hulumtime të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI) përktheu thirrjet masive për vrasje në aplikacionin popullor “Telegram”.

“Duke përdorur hashtagun “Mbajeni djalin e Amerikës” përdoruesi me emrin “Dak Al-Munafiqeen”, që në gjuhën arabe ka kuptimin “Godisni hipokritët” shkruajti: “Barron Trump shkon në shkollë në Washington”, sipas MEMRI, njofton CBN News.

Postimi është shoqëruar edhe me fotografi të Barron Trump, përcjell BW.

Djali i presidentit amerikan nuk është shënjestra e vetme e kërcënimeve të pandërprera nga Shteti Islamik.

Grupi bëri thirrje për vrasjen e Papa Françeskut në aplikacionin Telegram javën e kaluar.