Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë mohon që Pence është futur në karantinë, do të vie në punë, do të ndjekë këshillat e ekipit mjekësorë

Shtëpia e Bardhë ka demantuar pretendimet se kinse zevëndespresidenti amerikan Mike Pence është futur në karantinë, pasi është zbuluar se një nga bashkëpunëtoret e tij është infektuar me coronavirus.

Zëdhënësi i zëvendëspresdientit Devin O’Malley, ka deklaruar që Pence do të shkojë në punë sot si zakonisht, pasi ka rezultuar negativ në testet e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

“Zëvendëpresidenti Pence do të vazhdojë të ndjek këshillat e ekipit të mjekëve të Shtëpisë së Bardhë, ai nuk është karantinë”, ka shtuar Devin O’Malley.

Kujtojmë që të premten është konstatuar që zëdhënësja e Pence, Katie Miller ka rezultuar pozitive në testin e coronavirusit, kurse po konsiderohet si rasti i dytë në Shtëpinë e Bardhë, pas ushtarit që i shërben presidentit Donald Trump që një ditë më herët kishte rezultuar pozitiv.

Pence dhe Trump çdo ditë i janë nënshtruar testit të COVID-19 dhe deri më tani kanë rezultuar negativ.

Duke u bazuar në të dhënat e universitetit John Hopkins, deri më tani në SHBA nga epidemia e coronavirusit kanë humbur jetën afro 80 mijë persona. /Telegrafi/

Exit mobile version