Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë me masa të reja, e tëra po bëhet për të mbrojtur Trumpin dhe stafin e tij nga coronavirusi – secilit gazetar që futet brenda i matet temperatura

Shtëpia e Bardhë nga sot ka filluar të aplikojë masa të reja parandaluese me qëllim që tas mbrojë presidentin Donald Trump dhe stafin e tij nga epidemia e coronavirusit, ku ndër masat preventive është matja e temperaturës për çdokënd që futet në kompleks, nga vizitorët e deri te gazetarët, raporton AP.

Këto masa të reja janë si shtesë nga skriningu, i cili nga e premtja ka filluar ta regjistroj çdo person që futet brenda dhe qëndron në afërsi të presidentit Trump dhe nënkryetarit Mike Pence, transmeton Telegrafi.

“Prej të hënës do t’ia matim temperaturën të gjithëve që hyjnë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo po bëhet për ta mbajtur të sigurt dhe shëndetshëm tërë kompleksin”, ka deklaruar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jude Deer duke shtuar se temperatura do t’i matet edhe atyre që kanë qenë në kontakt gjatë ditës me presidentin.

Lexo po ashtu Sot në SHBA fillon testimi i vaksinës së shumëpritur, me të synohet të luftohet coronavirusi

Punonjësit shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë ua kanë matur të premten temperaturën gazetarëve që kishin marrë pjesë në konferencën për media që e kishte thirrur presidenti Trump dhe Pence, ku njërit prej tyre i është ndaluar hyrja sepse e kishte më të lartë temperaturën se 38 gradë.

Kujtojmë qe Trump ka qenë në kontakt që më vonë është konstatuar se kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit, në mesin e tyre është edhe Sekretari i presidentit brazilian i cili fillimisht kishte refuzuar t’i nënshtrohet testit.

Ndërkaq mjekët e Shtëpisë së Bardhë kanë konfirmuar se Trump ka bërë testin të cilat kanë rezultuar negative, që do të thotë se nuk është i infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version