Që nga muaji korrik, SHBA-ja ka evakuuar 63,900 shtetas amerikanë, personel amerikan dhe të NATO-s dhe civilë afganë, sipas gjeneralmajorit të ushtrisë William “Hank” Taylor.
Grupi, thotë ai, “janë jashtë rrezikut”. Ai shton se “Ata janë tani më të sigurt dhe në udhëtimin e tyre drejt një jete më të mirë”, raporton bbc.
Më herët sot, Shtëpia e Bardhë tha se 21,600 njerëz u nxorën jashtë për një periudhë 24-orëshe vetëm të hënën.
Since August 14, the U.S. has evacuated and facilitated the evacuation of approximately 58,700 people. Since the end of July, we have re-located approximately 63,900 people.
— The White House (@WhiteHouse) August 24, 2021
Të hënën, aeroplanët po niseshin nga aeroporti i Kabulit çdo 45 minuta, thotë ai, duke shtuar se “Ne jemi të përkushtuar të bëjmë më shumë.”
Më vete, ai thotë se 800 udhëtarët me pesë aeroplanë janë nisur nga baza ajrore Ramstein në Gjermani për në SHBA.
Gjithashtu në ditën e kaluar, katër fluturime me 1.000 pasagjerë u ulën në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles pranë Uashington DC. Grupi do të përpunohet përmes katër instalimeve të ndryshme ushtarake në rajon. /Telegrafi/
Update: Between 3AM ET on 8/23 and 3AM ET on 8/24, a total of approximately 21,600 people were evacuated from Kabul. 37 US military flights carried approximately 12,700 evacuees, and 57 coalition flights carried 8,900 people.
— The White House (@WhiteHouse) August 24, 2021