Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë: Ka ‘prova’ që Koreja e Veriut po furnizon me armatim Grupin Wagner

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar sot se grupi mercenar rus Wagner po furnizohet me armë nga Koreja e Veriut.

Zëdhënësi John Kirby tha se pritet që Grupi Wagner, i cili është shumë aktiv në pjesët lindore të Ukrainës, do të vazhdojë të marrë armë nga Koreja e Veriut, transmeton Telegrafi.

Ai tha se SHBA-ja po i bën thirrje Koresë që të ndalojë dërgesat.

Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë gjithashtu imazhe satelitore për të ofruar prova se vendi po i dërgon armatim grupit mercenar rus.

Koreja e Veriut ka mohuar më parë furnizimin e grupit Wagner me armë.

Kirby shtoi se rreth 50,000 personel të Grupit Wagner janë vendosur në Ukrainë.

Ai iu drejtua edhe situatës në lidhje me dhurimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman.

Shtetet e Bashkuara “nuk po i shtrembërojnë kombet e tjera” për ndihmën ushtarake, tha ai.

Ai konfirmoi gjithashtu se SHBA-ja do ta emërojë Grupin Wagner një Organizatë Kriminale Transnacionale dhe priten sanksione shtesë.

Imazhet satelitore më poshtë, të zbuluara nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pretendojnë se tregojnë vagonë ruse që lëvizin midis Rusisë dhe Koresë së Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version