Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë ka blerë 150 milionë teste të shpejta për COVID-19

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany njoftoi për blerjen e 150 milionë testeve të shpejta COVID-19.

Kështu së paku ka shkruar në llogarinë personale në Twitter, McEnany, e cila nuk ka dhënë shumë detaje të tjera.

“Ky është një zhvillim i madh që do të ndihmojë vendin tonë të mbetet i hapur, t’i kthejë amerikanët në punë dhe fëmijët të kthehen në shkollë!”, shkroi 32-vjeçarja, transmeton Telegrafi,

Wall Street Journal raporton se marrëveshja me Laboratorët Abbott kap shumën e 750 milionë dollarëve.

Ndryshe, testi i ri quhet BinaxNOW COVID-19 Ag Card, dhe duhet të bëhet brenda shtatë ditëve nga ndjesia e parë e simptomave të coronavirusit.

Lexo po ashtu SHBA-ja aprovon një test të shpejtë për coronavirusin që kushton pesë dollarë

Mostra merret duke përdorur një shtupë hundore dhe më pas futet në aparatin për testim, i cili ka formën e një kartele bankare dhe kushton vetëm pesë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version