Telegrafi

Shtëpia e Bardhë: Izraeli do të zbatojë çdo ditë pauza katër orëshe

Shumë zyrtarë shtetëror dhe personalitete të ndryshme i kanë kërkuar autoriteteve izraelite që të pauzojë aktivitetet ushtarake në Rripin e Gazës pas ofensivës ndaj militantëve të Hamasit.

Presioni ndërkombëtar dhe i opinionit publik, duket se ka bërë të veten në luftën mes Izraelit dhe Hamasit dhe autoritetet izraelite kanë pranuar të bëjnë një lëshim të vogël.

Lexo po ashtu Në muzeun e Los Angeles shfaqet filmi për krimet e Hamasit në Izrael, mbështetësit propalestinezë dhe ata proizraelitë përleshen në rrugë

“Izraeli do të fillojë të zbatojë pauzat humanitare katër-orëshe në veri të Gazës çdo ditë për të lejuar njerëzit të ikin”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Uashingtoni e quajti lëvizjen një hap në drejtimin e duhur dhe shtoi se duan të shohin të paktën 150 kamionë humanitarë duke hyrë çdo ditë në Gaza.

SHBA aktualisht ende nuk e mbështet një armëpushim në Gaza, raporton skynews.

Ndryshe, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka siguruar një rrugë të dytë për civilët që të ikin nga luftimet. /Telegrafi/