Nga Shtëpia e Bardhë bëjnë thirrje që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.
Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, njoftoi në “Twitter” se ata po inkurajojnë vendin në rrugën e saj evropiane.
“Që nga anëtarësimi në NATO, Maqedonia e Veriut ka qenë një aleat i fortë. Ajo gjithashtu mund të japë një kontribut të rëndësishëm për BE-në.
Inkurajojmë miqtë tanë të shfrytëzojnë mundësinë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE”, shkroi Sullivan./Telegrafi/
Since joining NATO, North Macedonia has been a strong Ally. It can also make important contributions to the EU. We encourage our friends to take the opportunity to start the EU accession process.
— Jake Sullivan (@JakeSullivan46) July 4, 2022